Neni 186
"(Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Pas urdhrit të gjyqtarit të vetëm për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c, të këtij Kodi, nuk mund të kërkohen prova të reja dhe të pretendohen fakte të reja, përveçse kur: a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte dhe/ose prova të reja më parë; b) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të reja; c) ekziston një interes publik për pranimin e provave të reja. 2. Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrjen e pohimit gjyqësor ose jashtëgjyqësor."