Neni 185
"(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001dhe nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Paditësi, gjatë veprimeve përgatitore, ka të drejtë të paraqesë kërkesë me shkrim për ndryshimin e shkakut të padisë. Ai pa e ndryshuar shkakun e padisë, mund të shtojë, të pakësojë ose të ndryshojë objektin e saj. 2. Në seancë gjyqësore mund të shtohet, pakësohet ose ndryshohet vetëm objekti i padisë, kur një nevojë e tillë lind për shkak të provave të marra në seancën gjyqësore. 3. Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesë të të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t’u komunikohen atyre me shkrim. 4. Nuk quhet shtesë e objektit të padisë, kërkimi i kamatës ose i të ardhurave të tjera të objektit."