Neni 177
"Drejtimi i hetimit gjyqësor nga kryetari i seancës (Shtuar fjalë në fund të paragrafit të dytë, me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod. Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit të seancës, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre, këto duhet të pasqyrohen në procesverbal kur ai mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim."