Neni 176
"Legjitimimi i palëve në proces Gjykata verifikon legjitimimin si palë të personave ose të përfaqësuesve të tyre të paraqitur dhe kur është rasti i fton ata të plotësojnë aktet dhe dokumentet që rezultojnë me të meta, duke përfshirë këtu edhe aktet lidhur me përfaqësimin, gjetjen e personit dhe, kur e sheh të nevojshme, u cakton palëve një afat."