NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 158-ç

"Veprimet e pajtimit (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjyqtari, gjatë veprimeve përgatitore, bën të gjitha përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen me pajtim, kur e lejon natyra e çështjes. Për këtë qëllim, kur është rasti, urdhëron edhe paraqitjen e vetë palëve. 2. Në çdo fazë të gjykimit, gjykata vë në dijeni palët lidhur me mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me ndërmjetësim dhe nëse ato pranojnë e kalon çështjen për ndërmjetësim. 3. Kur arrihet pajtimi pa filluar seanca gjyqësore, mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga palët. Gjyqtari me vendim miraton pajtimin. 4. Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për pajtim ose për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. 5. Kur pajtimi arrihet në seancë gjyqësore, kushtet e marrëveshjes pasqyrohen në procesverbalin gjyqësor. Gjykata jep vendim për miratimin e tij, por në çdo rast ai nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjin. 6. Kundër vendimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me pajtim ose me ndërmjetësim, ose mospranimin e pajtimit, mund të bëhet ankim i veçantë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →