NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 158-c

"Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjyqtari, menjëherë pasi kryen të gjitha veprimeve paraprake dhe/ose përgatitore të nevojshme, nxjerr urdhrin për caktimin e seancës gjyqësore, i cili u njoftohet palëve dhe personave të tretë. 2. Urdhri për caktimin e seancës gjyqësore përmban: a) datën, orën dhe vendin e zhvillimit të seancës gjyqësore; b) palët të cilat kërkohen të pyeten nga gjykata, sipas nenit 182, të këtij Kodi, dhe, sipas rastit, dëshmitarët, që duhet të marrin pjesë në seancë gjyqësore; c) ekspertin ose grupin e ekspertëve të caktuar nga gjyqtari; ç) njoftimin dhe mënyrën e njoftimit të palëve dhe të personave që duhet të marrin pjesë në seancë. 3. Njoftimi drejtuar dëshmitarëve, përkthyesit dhe ekspertit, duhet të përmbajë paralajmërimin për sanksione, sipas ligjit, për mosparaqitje në seancë, pa shkak të ligjshëm."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →