NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 158-a

"Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake (Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; ndryshuar paragrafi i parë, shfuqizuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; zëvendësuar fjalë në paragrafin e katërt me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Në rast se nga studimi paraprak i akteve, gjyqtari konstaton mungesën e juridiksionit ose kompetencës, ose palëve u mungon zotësia për të vepruar ose përfaqësimi është në kundërshtim me ligjin, atëherë ai duhet përkatësisht të vendosë nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, dërgimin e çështjes për gjykim gjykatës kompetente, disponon me vendim, sipas parashikimeve të këtij Kodi, ose i cakton afat palëve për të rregulluar aktet e përfaqësimit. 2. Gjyqtari me vendim, pa caktuar seancë përgatitore, kryen këto veprime: a) përjashton paditësin nga pagesa e tarifës kur janë rastet e përcaktuara me ligj dhe është bërë kërkesë nga paditësi; b) cakton provat që do të merren në shqyrtim në seancë gjyqësore dhe cakton ekspertin në fushën përkatëse të ekspertizës, të cilin ua njofton palëve; c) vendos për marrjen e provave dhe informacioneve tek të tretët kur palët deklarojnë dhe provojnë se nuk kanë mundësi t’i marrin vetë; ç) vendos për marrjen e masave për sigurimin e padisë, në raste të veçanta ose të ngutshme, sipas nenit 205 të këtij Kodi; d) nëse është e nevojshme, vendos për sigurimin e provës, sipas neneve 292-295, të këtij Kodi, dhe procedon për marrjen e saj në seancë të posaçme, sipas nenit 296 të këtij Kodi; dh) vendos për pezullimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 297 i këtij Kodi; e) vendos për pushimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 299 i këtij Kodi; ë) vendos për bashkimin e padive në një gjykim të vetëm në rastet e parashikuara në këtë Kod ose për veçimin e kërkimeve; f) vendos në lidhje me kërkesën për thirrjen e personit të tretë në gjykim, sipas nenit 193 të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →