Neni 149-c
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit. 2. Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkarkohen nga Gjykata Kushtetuese kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike; b) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. 3. Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij ca ktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit."