NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 149-b

"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbaron kur: a) mbush moshën e pensionit; b) përfundon mandatin 5-vjeçar; c) jep dorëheqjen; ç) shkarkohet sipas nenit 149/c të Kushtetutës; d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit; dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën. 2. Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas nenit 149, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar. 4. Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, përveç rasteve të parashikuara në nënparagrafët “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, t ë paragrafit 1, të këtij neni."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →