Neni 147-e
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Inspektori i Lartë i Drejtësisë mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit. 2. Ai shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike; b) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. 3. Pretendimet lidhur me shkeljet disiplinore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë hetohen nga një komision hetimor i Kuvendit, duke respektuar të drejtën e tij për proces të rregullt. Komisioni hetimor, në rast se konstaton shkelje sipas paragrafit, 2 të këtij neni, i propozon Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sipas ligjit. 4. Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit."