Neni 139
"(Ndryshuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron në rastet e mëposhtme: a) mbush moshën e pensionit; b) përfundon mandatin 9-vjeçar; c) jep dorëheqjen; ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 140 të Kushtetutës; d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit; dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën. 2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë. 3. Procedura për emërimin e gjyqtarit në një gjykatë tjetër pas përfundimit të mandatit rregullohet me ligj."