Neni 112
"1. Njësive të qeverisjes vendore mund t’u delegohen me ligj kompetenca të administratës shtetërore. Shpenzimet që kryhen për ushtrimin e delegimit, përballohen nga shteti. 2. Organeve të qeverisjes vendore mund t’u vihen detyrime vet ëm në përputhje me ligjin ose sipas marrëveshjeve që ato lidhin. Shpenzimet që lidhen me detyrimet që u vihen me ligj organeve të qeverisjes vendore përballohen nga Buxheti i Shtetit."