Neni 65
"(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017) 1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm. 2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. 3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100."