"Humbja e përgjegjësisë prindërore (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Humbja e përgjegjësisë prindërore jepet nga gjykata ndaj personit që e ushtron përgjegjësinë prindërore, kur ai dënohet si autor ose bashkëpunëtor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjen e një vepre penale."