Neni 43
"“Për veprat penale të parashikuara nga ky ligj, organet që bëjnë ndalimin e autorëve të veprave penale, brenda 48 orëve, duhet t’i kërkojnë prokurorit nxjerrjen e urdhërit për arrestimin e personave të ndaluar, i cili, menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, vendos arrestimin ose lirimin e tyre. Gjykata e shkallës së parë, pas kalimit të pesë ditëve nga nxjerrja e urdhërit të arrestimit, me kërkesën e prokurorit ose në bazë të ankimit të personit të arrestuar, vlerëson urdhërin e arrestimit. Gjykata, në vlerësmin e urdhërit të arrestimit, zbaton, në përputhje me këtë rregull, dispozitat e Kodit të Procedurës Penale që përcaktojnë rregullat procedurale për gjykimin e vlerësimit të arrestimit ose të ndalimit. Në rast se kundër vendimit të gjykatës për lirimin e personit të arrestuar bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë nga ana e prokurorit, atëherë vendimi për lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar pezullohet deri në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës që shqyrton apelin ose rekursin e drejtpërdrejtë”."