Neni 331
"Shkelja e së drejtës së zgjedhjes (Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në bashkëpunim, kur ka sjellë pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve apo mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet."