NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 331-a

"Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017) Dhënia e dokumentit të identifikimit me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, garantimin e mospjesëmarrjes në votime, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Marrja e dokumentit të identifikimit të shtetasve të tjerë, me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, moslejimin për të votuar, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →