Neni 30
"Dënime plotësuese (Ndryshuar pika 2, me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar pika 10 me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese: 1. Ndalimi i së drejtës për të ushtruar funksione publike. 2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale. 3. Ndalimi për të drejtuar automjete. 4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit. 5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie. 6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë. 7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative. 8. Nxjerrja jashtë territorit. 9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor. 10. Humbja e përgjegjësisë prindërore. Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues."