Neni 29
"Dënimet kryesore (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shfuqizuar paragrafi i fundit me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47/2012, datë 26.7.2012) Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore: 1. Me burgim të përjetshëm 2. Me burgim 3. Me gjobë Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore: 1. Me burgim 2. Me gjobë"