NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 288

"Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur nga kjo vepër ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet e pesë vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →