NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 287-b

"Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet pavarësisht ndalimit ligjor për të marrë në përgjegjësi penale personin që ka kryer veprën penale, nga e cila rrjedh përvetësimi i parave ose i mallrave të tjera."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →