"Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet."