Neni 232-a
"Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet."