NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 201-a

"Menaxhimi i mbetjeve (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Grumbullimi, transportimi, rikuperimi ose asgjësimi i mbetjeve, përfshirë mbikëqyrjen e këtyre veprimeve, kujdesin e venddepozitimeve, si dhe veprimet e ndërmarra në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e mbetjeve, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëme të rënda në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë ose në bimë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Ku nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →