NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 178

"Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave, për të cilat dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara ose të kufizuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Kur vepra penale, e parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →