Neni 177
"Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet."