Neni 979
"Detyrat e ndërmjetësuesit profesionist në marrëveshje për mallra ose për tituj janë: 1. të ruajë kampionet e mallrave të shitura me anë kampionesh, derisa të ekzistojë mundësia e mosmarrëveshjeve për identitetin e mallit; 2. t’i japë blerësit një listë të nënshkruar të titujve për të cilët është biseduar duke treguar serinë dhe numrin; 3. të shënojë në librin përkatës të dhënat kryesore të kontratës që lidhet me ndërhyrjen e tij dhe t’u japë palëve kopjen e çdo shënimi të tillë të nënshkruar prej tij."