"Ndërmjetësi duhet t’u njoftojë palëve rrethanat për të cilat ai ka dijeni e që kanë të bëjnë me vlerësimin dhe me sigurinë e marrëveshjes, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e saj. Ndërmjetësi përgjigjet për vërtetësinë e nënshkrimit në dokumentet dhe për xhirimet e fundit të titujve të transmetuara nëpërmjet tij."