Neni 958
"Nuk paguhet shpërblim kur: a) pala porositëse e zgjidh kontratën për shkak të një mospërmbushjeje që i atribuohet agjentit, e cila justifikon një zgjidhje të menjëhershme të kontratës; b) agjenti zgjidh kontratën, përveç rastit kur përfundimi justifikohet nga rrethanat që i atribuohen porositësit, ose për shkak të moshës, paaftësisë ose sëmundjes së agjentit tregtar, për të cilat atij nuk mund t’i kërkohet, në mënyrë të arsyeshme, vazhdimi i veprimtarisë; c) agjenti nuk përmbush personalisht të drejtat dhe detyrimet që ai ka në bazë të kontratës së agjencisë, por ia kalon ato një pale të tretë."