Neni 956
"Pala porositëse i dorëzon agjentit një ekstrakt llogarie të shpërblimeve që i takon këtij, jo më vonë se ditën e fundit të muajit që vjen pas tremujorit, në të cilin bëhet i pagueshëm. Ekstrakt llogaria duhet të tregojë elementet thelbësore, në bazë të të cilave është kryer përllogaritja e shpërblimeve. Agjenti ka të drejtë që t’i jepen të gjitha informacionet, në veçanti një ekstrakt i librave kontabël, që janë në dispozicion të porositësit, të nevojshme për të verifikuar shumën e shpërblimeve të paguara. Nuk mund të shmanget me marrëveshje zbatimi i kësaj dispozite në dëm të agjentit tregtar."