Neni 886
"Dërguesi mund të pezullojë transportimin dhe të kërkojë kthimin e sendeve, ose të urdhërojë dorëzimin tek një marrës tjetër i ndryshëm nga ai i treguar në fillim ose mund të vendosë ndryshe, gjithmonë duke ruajtur detyrimin për të riparuar shpenzimet dhe për të shpërblyer dëmet që rrjedhin nga urdhri i dytë. Kur nga ana e transportuesit i është lëshuar dërguesit një dublikatë e fletës së shoqërimit ose e fletë ngarkesës, dorëzuesi nuk mund të disponojë sendet e dorëzuara për transport po qe se nuk i paraqet transportuesit dublikatën ose faturën për të treguar të dhënat e reja. Këto duhet të nënshkruhen edhe nga transportuesi. Dërguesi nuk mund të disponojë sende të transportuara qysh prej momentit kur ato kanë kaluar në dispozicion të pritësit."