Neni 885
"Në qoftë se fillimi ose vazhdimi i transportit pengohen ose vonohen së tepërmi për shkaqe që nuk mund t’i ngarkohen transportuesit, ky menjëherë duhet t’i kërkojë udhëzime dërguesit, duke marrë masa për ruajtjen e sendeve që i janë dorëzuar atij. Transportuesi ruan të drejtën e ripagimit të shpenzimeve. Në qofte se transporti ka filluar, ai ka të drejta edhe për pagimin e çmimit në përpjesëtim me rrugën që ka kryer, përveç rastit kur ndërprerja e transportit ka ndodhur për shkak të humbjes së plotë të sendeve si pasojë e rastit fator. Po qe se rrethanat e bëjnë të pamundur marrjen e udhëzimeve nga dërguesi, ose në qoftë se udhëzimet nuk janë të zbatueshme, transportuesi mund t’i depozitojë sendet ose, po qe se rrezikohen të dëmtohen, ose përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e vendeve ku janë ruajtur, ai mund të marrë masa për shitjen e tyre me çmimin më të mirë. Transportuesi duhet të njoftojë menjëherë dërguesin për depozitimin ose shitjen. Rregullat e mësipërme zbatohen edhe në rastin kur pritësi nuk gjendet ose refuzon apo vonon të kërkojë marrjen në dorëzim të sendeve, edhe në rastin kur lind mosmarrëveshje midis disa marrësve ose për të drejtën e marrësit për marrjen në dorëzim apo për ekzekutimin e saj."