Neni 865
"Porositësi mund të kërkojë që deformimet ose veset të eliminohen me shpenzimet e sipërmarrësit, ose që çmimi të zbritet përpjesëtimisht, duke ruajtur të drejtën e shpërblimit të dëmit në rast se sipërmarrësi ka faj. Por, në qoftë se deformimi ose cenet e veprës janë të tilla sa e bëjnë atë krejt të papërshtatshme për destinimin e saj, porositësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës."