Neni 864
"Sipërmarrësi detyrohet të japë garanci për deformimet dhe veset e veprës. Garancia nuk kërkohet kur porositësi e ka pranuar veprën dhe deformimet ose veset njiheshin prej tij ose ishin të dallueshme, përveç kur ato janë fshehur me keqbesim nga sipërmarrësi. Porositësi duhet t’i njoftojë sipërmarrësit deformimet ose veset brenda 60 ditëve nga zbulimi i tyre me kusht dekadence, që sjell humbjen e kësaj të drejte. Njoftimi nuk është i domosdoshëm kur sipërmarrësi i ka njohur e pranuar deformimet dhe veset ose kur i ka fshehur ato. Padia kundër sipërmarrësit parashkruhet brenda dy vjetëve nga data e dorëzimit të veprës. Porositësi i paditur për pagim mund të zbatojë gjithmonë garancinë, me kusht që deformimet dhe veset të njoftohen brenda 60 ditëve nga data e zbulimit dhe para se të kenë kaluar dy vjet nga data e dorëzimit."