"Çmimi i qirasë shlyhet sipas afateve të caktuara në kontratë. Në mungesë të një caktimi të tillë, shlyhet në fund të çdo viti të kontratës, kur çmimi është caktuar në para. Viti i kontratës së qirasë fillon ditën kur qiramarrësit i dorëzohet pasuria e marrë me qira."