Neni 834
"Shpenzimet që nevojiten për kultivimin përballohen nga qiramarrësi. Kur çmimi i qirasë përbëhet tërësisht apo kryesisht nga produkti që kultivohet, qiradhënësi i parapaguan pa kamatë qiramarrësit ato shpenzime që mund të kërkohen për kultivimin, në rast se ky i fundit nuk mundet t’i përballojë vetë. Parapagimi i dhënë i kthehet qiradhënësit nga prodhimi i të korrave të ardhshme. Shlyerja e çmimit të qirasë"