Neni 745
"Në qoftë se kontrata është zgjidhur dhe po qe se, në mënyrë të arsyeshme dhe brenda një afati të arsyeshëm pas zgjidhjes, blerësi ka kryer një blerje për të zëvendësuar ose shitësi i ka rishitur sendet, pala që kërkon dëmshpërblimin mund të marrë diferencën midis çmimit të parashikuar në kontratë dhe çmimit të shitblerjes zëvendësuese, si dhe çdo shpërblim tjetër që mund të kërkohet në bazë të nenit të mësipërm. Shitja me rezervë e pronës"