"Shitësi duhet t’i kthejë blerësit çmimin e paguar, edhe sikur sendit t’i jetë pakësuar vlefta ose të jetë dëmtuar. Në qoftë se ulja e vleftës ose dëmtimi vijnë si pasojë e një veprimi të blerësit, nga shuma e mësipërme duhet zbritur përfitimi që ka nxjerrë blerësi, përveç sa parashikohet në nenin 640."