NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 722

"Në rastin kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën një mospërmbushje të rëndësishme të detyrimeve kontraktore, blerësi ka të drejtë të kërkojë: 1. në momentin e denoncimit, të parashikuar në nenin 717 të këtij Kodi ose brenda një periudhe kohe të arsyeshme nga ai denoncim, dorëzimin e sendeve si shtesë apo zëvendësim; 2. eliminimin e të metave me anë të ndreqjes, kur kjo është e arsyeshme të merret parasysh në gjithë rrethanat konkrete. Kërkesa për ndreqjen duhet të bëhet në momentin e denoncimit të parashikuar në nenin 717 apo brenda një periudhe kohe të arsyeshme nga ky denoncim; 3. të kërkojë uljen e çmimit; 4. të deklarojë zgjidhjen e kontratës. Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit blerësi nuk mund të përdorë asnjë mjet juridik për mospërmbushjen, përveç kur është njoftuar nga shitësi se ky i fundit nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e caktuar. Në çdo rast blerësi nuk humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →