"Blerësi mund të pezullojë pagimin e çmimit kur ka arsye të druhet se sendi ose një pjesë e tij mund të rivendikohen nga të tretë, përveç kur shitësi jep garancinë përkatëse. Pagesa nuk mund të pezullohet në qoftë se rreziku njihej nga blerësi në momentin e shitjes."