NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 711

"Sendet dorëzohen në gjendjen në të cilën ndodhen në momentin e përfundimit të kontratës. Sendet duhet të dorëzohen së bashku me aksesorët, shtesat dhe frytet që nga dita e përfundimit të kontratës, përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kontratë. Në qoftë se shitësi nuk është i detyruar të dorëzojë sendet në një vend tjetër të caktuar, ai i shlyen detyrimet e dorëzimit duke ia dhënë sendet transportuesit të parë për t’ia kaluar blerësit, kur kontrata e shitjes përfshin transportin e sendeve. Në rast se kontrata nuk përfshin transportin e sendeve dhe u referohet sendeve të caktuara individualisht, ose në lloj apo sasi, që duhen tërhequr nga një sasi e caktuar ose që duhet të fabrikohen ose të prodhohen dhe në qoftë se në momentin e përfundimit të kontratës, palët e dinin që sendet ndodheshin ose duhet të fabrikoheshin apo të prodhoheshin në një vend të caktuar, shitësi detyrohet t’i verë sendet në dispozicion të blerësit në atë vend. Në rastet e tjera, shitësi është i detyruar që t’i verë sendet në dispozicion të blerësit, në vendin ku sendet ndodheshin në kohën e shitjes ose, kur një vend i tillë nuk mund të përcaktohet, në vendin ku shitësi kishte banimin e tij ose qendrën e veprimtarisë se vet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →