Neni 710
"Detyrimet kryesore të shitësit janë: 1. t’i dorëzojë sendin blerësit; 2. kur fitimi i pronësisë mbi sendin, ose i të drejtave reale mbi të, nuk është pasojë e menjëhershme e kontratës, duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet përkatëse për fitimin e pronësisë së tyre, sipas kushteve të parashikuara nga kontrata apo nga ligji; 3. të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën."