"Në shitjen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi ose të një të drejte, fitimi i pronësisë bëhet sapo sendi ose e drejta pranohet se ekzistojnë. Përveç kur palët kanë dashur të përfundojnë një kontratë me kusht pezullues, shitja është e paefektshme në qoftë se sendi nuk pranohet se ekziston."