Neni 631
"“Produkt” në kuptim të këtij Kodi quhet një send i luajtshëm edhe sikur ai të jetë trupëzuar në një send të luajtshëm ose të paluajtshëm, si dhe elektriciteti, duke përjashtuar produktet bujqësore dhe produktet e rrjedhura nga gjuetia. Me produkte bujqësore kuptohen prodhimet e tokës, të blegtorisë dhe të peshkimit, përveç kur këto kanë pësuar një përpunim të parë. “Prodhues” në kuptimin e këtij Kodi quhet prodhuesi i një produkti të përfunduar, të një lënde të parë ose fabrikuesi i një pjese përbërëse të produktit, si dhe çdo person tjetër që paraqitet si i tillë (prodhues), duke vënë mbi produktin emrin e tij, markën ose një shenjë tjetër dalluese. Pa mënjanuar përgjegjësinë e prodhuesit, quhet si “prodhues” çdo person që importon një produkt me qëllim shitjeje, dhënieje me qira, leasingu, ose një formë tjetër shpërndarjeje, në kuadrin e veprimtarisë së tij tregtare. Në këtë rast, përgjegjësia e tij është e njëjtë me atë të prodhuesit."