Neni 630
"Një send quhet se është me të meta kur nuk jep sigurinë që pritet prej tij, duke patur parasysh gjithë rrethanat e në veçanti: a) paraqitjen e produktit; b) përdorimin e arsyeshëm që pritet prej produktit; c) kohën e vënies në qarkullim të produktit. Produkti nuk mund të quhet se është me të meta duke u nisur nga fakti se një produkt më i perfeksionuar është vënë në qarkullim më vonë se ai."