Neni 63
"(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 20) Gjykata, pasi të ketë marrë mendimin e subjektit që ka kërkuar shpërndarjen e fondacionit, vendos për destinimin e pasurisë që mbetet pas shpërndarjes së tij, në përputhje me rregullat e parashikuara në statut, si dhe duke patur parasysh destinacionin e tyre dhe qëllimin themelor për të cilin është themeluar fondacioni. TITULLI II PËRFAQËSIMI"