"Preferimi është një e drejtë, të cilën ligji e jep duke patur parasysh shkakun e kredisë. Kreditë që caktohen si të preferuara, kanë përparësi nga gjithë kreditë e tjera. Midis shumë kredive të preferuara, përparësia në ekzekutim përcaktohet nga ligji, sipas llojit të preferimit."