Neni 602
"Kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka dhënë kapar, kjo palë e humbet kaparin; kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka marrë kaparin, kjo palë është e detyruar të kthejë dyfishin e kaparit. Pala që ka faj për mosekzekutimin e kontratës është e detyruar t’i shpërblejë palës tjetër edhe dëmin, duke llogaritur në shpërblimin e këtij dëmi dhe shumën e kaparit, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe. B. Preferimet (privilegjet)"