"Kompensimi shuan të dy detyrimet nga data e bashkimit të tyre. Kur për njërën nga kreditë ose mbi të dyja janë paguar kamata, kompensimi bëhet deri në afatin e fundit në të cilën janë paguar kamatat. Parashkrimi nuk e ndalon kompensimin, në rast se nuk është plotësuar në ditën kur është bërë bashkimi i të dy detyrimeve."