"Kur dy persona i detyrohen njëri-tjetrit në para ose në sende të një lloji e të zëvendësueshme dhe detyrimet e tyre janë të kërkueshme, të sakta e të caktuara në shumë ose në sasi, detyrimet e të dy palëve shuhen, duke bërë kompensimin ndërmjet tyre. Detyrimet shuhen deri në shumën ose sasinë e detyrimit më të vogël."